Higuain krahason Ronaldon e Realit me atë të Juventus: CR7 tani është më i pjekur

Gonzalo Higuain ka dhënë disa komente lidhur me shokun e tij të skuadrës, Cristiano Ronaldo.

Higuain beson se ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, tani është një lojtar më i pjekur sesa kur ishte në formën e tij më të lartë.

Lojtari argjentinas ka thënë se sheh një dallim shumë të madh mes Ronaldos që ka partner tek Juventusi dhe Ronaldos kur luanin tek skuadra e Real Madridit, duke thënë se portugezi tani është më i matur.

“Ne kemi luajtur së bashku edhe më parë, tek Reali. Shumë vite kanë kaluar dhe unë kam gjetur një tjetër lojtar, një person më të pjekur, me një familje” ka thënë Higuain për ‘Fox Sports’.

“Unë e kam shijuar lojën krahë tij edhe më parë dhe jam i lumtur që jemi rikthyer në partneritet së bashku” ka thënë tutje argjentinasi.

Higuain, në pesë ndeshje këtë edicion ka shënuar një gol, kurse Ronaldo në katër ndeshje numëron dy gola dhe një asistim.

loading…