Higuain ‘çmendet’ në stërvitje – pasi nuk e fiton topin e godet trajnerin me këmbë

Gonzalo Higuain e ka goditur me shqelm ndihmëstrajnerin e Juventusit, pasi që u poshtërua nga shokët në stërvitje.

Sulmuesi ishte duke luajtur me bashkëlojtarët dhe duke e ndjekur topin në mes, ku nuk mundi ta zinte.

Ai nga inati e goditi njëri nga trajnerët e stafit të Juventusit.

Ishte padyshim një gjest i pakuptueshëm dhe mbrojtësi Leonardo Bonucci, e kapi dhe e largoi Higuainin, që i goditi edhe reklamat.

Higuain shpejt e rifitoi qetësinë e tij dhe e vazhdoi stërvitjen.

loading…