Hidhet shorti për çerekfinalen e Kupës së Kosovës

Sot në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Kryetari i Komisionit, Abdyl Bellopoja, fillimisht i përshëndeti përfaqësuesit e klubeve në emër të presidentit Ademi dhe KE të FFK-së dhe u dëshiroi fat në short dhe gara. E pas tërheqjes së shortit u caktuan këto çifte:

Feronikeli – Prishtina

Trepça’89 – Llapi

Istogu – A&N

Dukagjini – Drenica

Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 17 mars.