Hidhet shorti i fazës së 1\16 të Kupës së Gjermanisë, Bayerni udhëton te Hertha

Hertha Berlini do të tentojë ta mposht sërish Bayernin pas humbjes që i shkaktoi në Bundesliga, teksa do të përballen në Kupën e Gjermanisë për fazën e 1\16-ve.

Hertha triumfoi 2-0 ndaj Bayernit në muajin shtator, disfatë e cila ishte e para për trajnerin kroat Niko Kovac në drejtimin e bavarezëve, kurse në sfidën që do të zhvillohen në muajin shkurt të vitit të ardhshëm Bayerni do të synojë hakmarrjen në DFB Pokal.

Liderët aktual të Bundesligës, Borussia Dortmundi do të pret në “Signal Iduna Park”, Werder Bremenin.

Këto janë çiftet e plota të kësaj faze të Kupës së Gjermanisë:

Hamburg – Nurnberg
Heidenheim – Bayer Leverkusen
Schalke – Fortuna Dusseldorf
Holstein Kiel – Augsburg
Hertha Berlin – Bayern Munich
Duisburg – Paderborn
Borussia Dortmund – Werder Bremen
RB Leipzig – Wolfsburg