‘Hidhet leku lumë’! Zyrtarët e PS festojnë fitoren, mbushin dyshemenë me para VIDEO

Në media po qarkullon një video ku pretendohet se zyrtarët e PS festojnë fitoren në Manëz, duke hedhur shuma marramendëse lekësh.

Video është publikuar nga televizioni FaxNews dhe tregon sesi Aris Gjergji, punonjës i Postës Shqiptare në Manëz, po i hedh lekët kryetarit të njësisë administrative Manëz, Muharrem Sula.

Sipas denoncuesit që ka dërguar videon pranë televizionit, festa bëhet nën shoqërinë e dy këngëtarëve, dhe lekët që fluturojnë në dysheme janë të fondit të tërmetit.

Përshendetje!! Dua të ju tregoj që me rastin e fitores PS Manëz ka organizuar një darkë të madhe duke hedhur lekët e tërmetit ky që po ju tregoj që po hedh lekët Shtëpiave Tërmetit leku lumë quhet Aris Gjergji, Punojës i postës Shqiptare Manëz po Hedh Lekët krytarit Njësisë Adminstradive Manëz. Quhet Muharrem Sula !! Unë kam 2 vjet që qëndroj në çadër këto hedhin lekë nëpër festa duke blejt vota.

Nuk kam çfarë të bëj, kam femijët rrugve në çadër! Është bërë me datë 11.05.2021.  Në darkët deri në oraret e para mëngjesit. Është katastrofe ka vjedh lekët tërmetit katastrofë!! Edhe ndihmat bonuese !! Kanë qenë mbrëmë Këngetarit Moli edhe Shaban Çela. Është një orkestër shumë e shtrenjtë” –thuhet në SMS-në e atij që ka dërguar videon.

Zyrtarët e përmendur nuk e kanë mohuar apo pohuar ende përfshirjen në këtë festë.