Dyshimet

Hetimet për shitjet e biletave online në Prishtinë, reagon UEFA

Gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe UEFA rreth çështjes së shitjes së biletave për ndeshjet e Kosovës të cilët i luan në cilësinë e vendasit.

Shumë qytetarë dhe futbolldashës janë ankuar me mënyrën e shitjes të këtyre biletave nëpërmjet sistemit online “tiks.app”.

Ditë më parë edhe Prokuoria e Shtetit të Kosovës ka nisur hetimet rreth kësaj çështje.

Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu në një prononcim për KosovaPress ka thënë se kjo iniciativë e Prokurorisë së Shtetit mund të cilësohet si ndërhyrje në punën e Federatës së Futbollit dhe se kanë biseduar edhe me UEFA-n e FIFA-n për këtë çështje.

Mirëpo një gjë e tillë është mohuar nga UEFA, të cilët në përgjigjen e pyetjeve të drejtuara nga redaksia e sportit të KsP, kanë thënë se nuk kanë ndonjë informatë rreth kësaj çështje.

“Nuk kemi ndonjë informatë lidhur me këtë rast” thuhej shkurt në këtë përgjigje.

loading…