Hertha shpreson të nënshkruajë me Xhakën deri të premten e ardhshme

Hertha Berlini është optimiste se ata do të nënshkruanjë kontratën e marrëveshjes me Arsenalin deri të premten e ardhshme për të marrë Granit Xhakën në ekipin e tyre.

Mesfushori shqiptarë është pajtuar rreth termeve personale me klubin gjerman.

Xhaka dëshiron që të largohet nga klubi i Arsenalit pas shumë kritikave që ka marrë për përplasjen e tij me tifozët e klubit gjatë tetorit, gjë e cila ndikoi në heqjen e shiritit të kapitenit.