Herrera shënon për epërsinë e Parisit, City në avantazh ndaj Leipzigut

Paris Saint-Germaini ka kaluar në epërsi ndaj Brugget në udhëtim, me golin e mesfushorit Ander Herrera.

Kjo ndeshje i takon Grupit A të Ligës së Kampionëve kurse te PSG-ja për herë të parë po luajnë prej fillimit treshja e sulmit Lionel Messi, Neymar dhe Mbappe.

Herrera e shënoi golin e epërsisë në minutën e 16-të pas asistimit të Mbappes nga krahu i majtë. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Manchester City po avancon 1:0 ndaj Leipzigut me golin e mbrojtësit Nathan Ake (16’).

https://streamwo.com/SfARgDw

https://streamja.com/6WrZb