Herolind Shala, i lumtur me golin dhe fitoren e Vaalerengas

Shala vazhdon të shkëlqejë në Norvegji te Vaalerenga.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Herolind Shala, ka vazhduar me formën e mirë në Norvegji.

Ai e ndihmoi Vaalerengan ditë më parë ta mposhtë 6-0 skuadrën e Bodoe/Glimt.

Shala shënoi në minutën e 84’ për rezultatin 5-0.

Përmes një postimi në Instagram, Shala ka publikuar golin e shënuar dhe është shprehur i lumtur për fitoren e skuadrës së tij.

“Fitore fantastike dhe atmosferë e shkëlqyer, vazhdojmë”, shkroi Shala në Instagram.
https://www.instagram.com/p/Bzn7hB2iIZw/?utm_source=ig_web_button_share_sheet