Abaz Buja ka shkruar për heroizmin e mjekëve dhe stafit shëndetësor gjatë pandemisë COVID 19.
Në një postim në Facebook, Buja e përmend veçanërisht doktorin Izet Sadiku, tash kandidat për deputet në listën e LDK-së.

Izet Sadiku shihet në foto me veshje speciale në Klinikën Infektive të QKUK në korrik të vitit 2020.
Sadiku kandidon me numër 35.
Postimi i plotë:
Duke shikuar fotot në galerinë e telefonit tim, hasa në këtë foto, që më kthehu në kohën e pandemisë Covid 19, e cila dëshmon për punën heroike nga i gjithë stafi shëndetësorë, e në veçanti stafi në Klinikën Infektive në QKUK.
Kjo foto është bërë më 10.07.2020 në Klinikën Infektive në QKUK. Në foto është njëri nga heronjët e atyre ditëve Dr. Izet Sadiku
Mirënjohje dhe respekt pa fund!







