“Herët na shkove o shok, do të më mungosh gjithë jetën”, shokët e të riut nga Lipjani që vdiq dje emocionojnë me shkrime për të

Adhurim Budakova, 38-vjeçar nga fshati Rubofc i Lipjanit ka humbur jetën si pasojë e një sulmi në zemër.

Shokët e tij kanë shkruar fjalë prekëse ne postimet e tyre në rrjetet sociale në Facebook, pas humbjes së hershme të Adhurimi Budakovës.

“LUL herët na shkove o shok e bashkëvendas, do të më mungosh gjithë jetën. Zoti po i dashka më shumë njerzit e mirë, allahu të shpërbleft me xhehnet inshallah!”, ka shkruar njëri ndër ta në Facebook.

“E nderuara familja Budakova ju,shpreh ngushëllimet më të sinqerta per shokun tim të pandashum ,do të mbetesh një kujtim i paharruar do të kujtojm gjithmonë Adhurim S Budakova“, ishte ngushëllimi i një tjetri.

May be an image of 2 people, beard and indoor