Për herë të parë pas 24 vitesh peshëngritja shqiptare nuk do ketë asnjë përfaqësues në Lojërat Olimpike.

Kjo sepse shpresa e fundit, Briken Calja, u rendit i 10 në dy garësh në Botërorin e Tajlandës, që ishte edhe eventi i fundit kualifikues për Paris 2024.

Peshëngritësi shtërmas e mbylli garën i pari në baderinë e tij, por me zhvillimin e baderisë A situata u përmbys.

Calja, një sportist kampion Evrope dhe Bote, nuk ia doli për 4 kilogramë. Tani shpresa e fundit mbetet që Shqipëria të përfaqësohet me ftesë nga federata botërore e peshëngritjes në Lojërat Olimpike. Gjithsej në dispozicion janë 3 ftesa për meshkuj dhe 3 për vajza.