Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ndejën e fundvitit të organizuar nga Qeveria për gazetarët i ka thënë dy fjalë edhe për heqjen e barrikadave në veri.

Kurti e ka paraqitur krejt si proces normal heqjen e barrikadave në shtetin me të cilin ai qeverisë, ani pse për heqjen e barrikadave u dashtë të vendos presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kurti u ka thënë gazetarëve se barrikadat po hiqen, shkruan Demokracia.com.

“Barrikadat po hiqen, vet i vendosen dhe vet po i heqin serbët”, ka thënë Kurti para gazetarëve, duke mos dhënë detaje të tjera.

Në anën tjetër, Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjurqi, ka hedhur dyshime se pala serbe dhe pala kosovare kanë biseduar dhe kanë arritur marrëveshje për largimin e barrikadave dhe lirimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq.

Gjuriq ka thënë në televizioni publik serb se me “marrëveshjen e djeshme shkua një hap më tej në aspektin e mbrojtjes juridike të pozitës së serbëve në Kosovës” si dhe “Kosova ka humbur një mundësi të artë nga Amerika dhe ndërkombëtarët për shkak të sjelljes së tyre”.

Largimi i barrikadave në veri të Republikës së Kosovës ende nuk ka filluar, ndonëse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë pas bisedës me serbët nga Kosova ka deklaruar se largimi i barrikadave do të bëhet sot në mëngjes.

“Heqja e barrikadave do të fillojë nesër para mesditës (sot), nuk mund të bëhet për dy orë, qoftë për 24 apo 48 orë, barrikadat do të hiqen, por mosbesimi mbetet”, tha Vuçiq.

Ndërkohë, deri me tani është larguar barrikada e cila ndodhej dy kilometra larg pikës kufitare në Merdare, në territorin e Serbisë. Po ashtu, një kamion është larguar nga barrikada në Lagjen e Boshnjakëve. Derisa në pjesët tjera barrikadat nuk janë larguar ende.