Thierry Henry ka qenë i zhgënjyer me humbjen 2-1 ndaj Strasbourgut por nuk e ka humbur ambicien për të bërë mirë te Monaco.
Ish legjenda e Arsenalit u emërua trajner i Monacos javën e kaluar por nuk ia doli të evitojë humbjen e 5-të radhazi të klubit nga Principata.
“Unë dua të fokusohem te gjërat pozitive, përndryshe nuk do të avancojmë. Gjëja pozitive është se ne tentuam të luajmë mirë edhe me 10 lojtarë. Ndeshja ka mundur të kthehet në favor tonin por nuk u bë”, deklaroi Henry.
Henry ndeshjen e radhës në drejtimin e Monacos e ka të mërkurën në udhëtim te Club Brugge për takimin e xhirosë së tretë të fazës së grupeve në Champions League.







