Mesfushori nga Guinea

Henderson lavdëron ndikimin e Keitas te Liverpooli

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson paraqitjen e Naby Keitas ndaj Burnleyt e ka përshkruar si të jashtëzakonshme, teksa beson se mesfushori nga Guinea do të rikthehet në formën më të mirë të tij pas problemve me lëndimet.

“The Reds” triumfuan në udhëtim te Burnley duke e përmbysur rezultatin, derisa golat e Milner, Firminos dhe Shaqirit i sollën 3 pikët e rradhës skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp.

Keita zhvilloi paraqitjen e tij të parë si startues pas dy muajve ndërsa ishte afër golit në një moment, dhe kjo performancë e ish anëtarit të Leipzigut e ka emocionuar Hendersonin.

“Ai e filloi sezonin në mënyrë të shkëlqyeshme por lëndimi pastaj i ndikoi negativisht. Sidoqoftë mund të shihet sesa futbollist i mirë që është. Goditja e tij me këmbën e majtë ndaj Burnleyt ishte fantastike. Ai e kontrollon topin shumë mirë dhe na ndihmon shumë në ndërtimin e lojës”, tha Henderson.

Liverpooli vazhdon ta ndjek Manchester Cityn, ndërsa diferenca mes dy klubeve është vetëm dy pikë, me dy skuadrat që kanë impenjime larg shtëpisë këtë fundjavë teksa “The Reds” takohen me Bournemouthin kurse City ballafaqohet me Chelsean.