Përvec që përfundoi në mënyrën më të keqe, nata e Messit poashtu nuk filloi mirë në “Anfield”.
Në një moment të ndeshjes, pasi u rrëzua në tokë, Andy Robertson bëri që Messi të bëhej mjaft nervoz duke e shtyrë në kokë.
Andy Robertson’s attempt to rough up Lionel Messi early on 👀
Don’t make him angry…#FCB #LFC #LIVBAR #UCLpic.twitter.com/buUstiB2WY
— GiveMeSport Football (@GMS__Football) May 7, 2019
Ishte një lëvizje e panevojshme e mbrojtësi të Liverpoolit, i cili mund të ishte ndëshkuar nëse zyrtarët e ndeshjes do ta kishin parë.
Messi u zemërua nga sjellja e skocezit.
Tani është shfaqur një video e re që tregon se Messi i afrohet Robertson më vonë gjatë ndeshjes gjatë një korneri të Liverpool.
Argjentinasi iu afrua Robertsonit sikur deshi t’i thoshte ‘përse e bëre atë?’
Messi më pas veproi duke e shtyrë kokën e Robertson në një mënyrë paksa agresive.
Kjo situatë ishte në rrezik të shkallëzimit në mes të dy lojtarëve, por kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson e kishte parë atë dhe erdhi për t’i distancuar të dy.
https://twitter.com/alissonramses_/status/1126615923706748929?







