Hendboll

Hendbollistet e Kosovës sonte nisin ciklin kualifikues

Hendbollistet e Kosovës do ta kenë një përballje të vështirë kundër Danimarkës në hapje të kualifikimeve për “Euro 2024”. Përballë “Dardaneve” sonte do të jenë hendbollistet e Danimarkës.

Ndeshja do të luhet në qytetin Horsens të Danimarkës dhe nis nga ora 21:00. Danimarka është favorite e madhe, por te Kosova ka vendosmëri për angazhim maksimal në fushën e lojës.

Vjet danezet luajtën në finale të Evropianit, ndërsa në vitin 2020 ishin në gjysmëfinale. Sa u takon botërorëve, në vitin 2021 Danimarka ishte e treta. Shabani e ka këtë parasysh dhe thotë se Kosova do të jetë kundërshtare e fortë për Danimarkën. Kosova bazohet në lojtare të konfirmuara, tri prej të cilave luajnë pikërisht në elitën e Danimarkës. Te Kosova ka lojtare edhe nga klubet norvegjeze, gjermane, franceze e zvicerane dhe po ashtu lojtare të klubeve kosovare. Menjëherë të shtunën prej orës 20:15 është ndeshja e dytë me Danimarkën, në Prishtinë.