Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka mposhtur Rumaninë si mysafir në kualifikimet në për Euro 2022.
Ndeshja e luajtur në Rumani ka përfunduar me rezultatin 30-25 për Kosovën.
Media rumune “ProSport”, duke raportuar për ndeshjen ka akuzuar federatën rumune për degradim të hendbollit në vend, teksa e ka quajtur humbjen nga Kosova një poshtërim.







