Helmimi i ushtarëve në syfyr, Ministria e Mbrojtjes del me sqarim pas një jave

Pesë ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë helmuar pasi kanë ngrënë syfyr në kazermën “New Born” në Gjilan.

Ushtarët kanë shfaqur simptoma helmimi pas syfyrit që kanë ngrënë në mensë. Kanë pasur dhimbje barku, por jo edhe vjellje apo jashtëqitje.

Pas një jave, Ministria e Mbrojtjes ka dalë me sqarim, duke thënë se rezultatet e analizave kanë rezultuar në parametra normal dhe jo të dëmshme.

“Në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë realizuar analizat fiziko –kimike dhe mikrobiologjike të mostrave të ushqimit të konsumuar të pjesëtarëve me simptome. Bazuar në rezultatet e këtyre analizave, Inspektorati Sanitar i Kosovës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në procesverbalin nr. 0001375, të datës 13.04.2022, njofton se rezultatet e ushqimit kanë rezultuar në kufijtë (parametrat) normal dhe jo të dëmshme, si dhe në mostrat e analizuara nuk janë izoluar baktere patogjene”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Demokracia.com nga burime brenda FSK-së ditë më parë kishte marr vesh se afër 30 pjesëtarë të FSK-së i kanë kryer analizat mjekësore, pasi që kanë pasur të vjella e diarre.

Njoftimi i plotë:

Lidhur me dyshimet për helmimin në ushqim të pjesëtarëve të FSK-së, të raportuar javën e kaluar, Ministria e Mbrojtjes njofton si në vijim:

Pas marrjes së informacionit, Ministria e Mbrojtjes, përmes Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, ka angazhuar strukturat e saj përgjegjëse për të menaxhuar çështjen e raportuar.

Në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë realizuar analizat fiziko –kimike dhe mikrobiologjike të mostrave të ushqimit të konsumuar të pjesëtarëve me simptome.

Bazuar në rezultatet e këtyre analizave, Inspektorati Sanitar i Kosovës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në procesverbalin nr. 0001375, të datës 13.04.2022, njofton se rezultatet e ushqimit kanë rezultuar në kufijtë (parametrat) normal dhe jo të dëmshme, si dhe në mostrat e analizuara nuk janë izoluar baktere patogjene.

Me këtë rast, shfrytëzojmë rastin të falënderojmë, autoritetet profesionale të IKSHPK-së dhe AUV-së për punën e tyre me përkushtim për trajtimin sa më të shpejtë të këtij rasti.