Helmim nga uji?: Mbi 800 persona kërkuan trajtim mjekësor në Deçan, Prokuroria nis hetimet

Drejtori i QKMF-së në Deçan, Selmon Berisha ka folur për rastin e djeshëm në Deçan ku dyshohet se u helmuan shumë persona nga uji i pijshëm.

Ai ka thënë se që nga e shtuna në këtë qendër janë pranuar 823 pacientë prej të cilëve 428 me simptoma të njëjta, e të cilët dyshohet të jenë helmuar nga uji.

Berisha ka thënë se iu kanë ftuar institutin e shëndetit publik për të marrë mostra për të ditë shkaqet e këtij helmimi. Edhe Prokuroria ka filluar me hetime.