Helmim masiv në një rrobaqepësi në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme dhe rreth 40 punonjëse jane dërguar në Urgjencën e Spitalit të Durrësit.

Gazetari i “Panorama” ben me dije se sipas të dhënave të para dhe rrëfimit të vetë grave, punonjëset janë ndier keq në vendin e punës, kanë pasur marrje mendsh dhe këputje.

Ndërkohë ato janë mbajtur në urgjencë ku u është dhënë trajtimi i nevojshëm mjekësore.

Sipas burimeve, thuhet se do të mbahet nën mbikëqyrje gjendja e tyre dhe për rastet më problematike do të shihet mundësia e dërgimit drejt Tiranës.