Helena Halilaj: Përse rrini heshtur me pamjen e një zarfi pa adresë sipër?

Përderisa studentët po protestojnë me ditë të tëra, në Tiranë dhe kanë marrë mbështetje edhe nga qytetet tjera, për të kundërshtuar tarifën për provimet e mbartura, vjen edhe reagimi i profesoreshës universitare Helena Halilaj.

Në vazhdim ju sjellim reagimin e plotë të profesoreshës Helena Halilaj:

“Me duhet ta nis reagimin tim duke kujtuar Mark Twain.

Studente fort te dashur, ju qe mbani ne sy te ardhmen tuaj dhe tonen po ne fakt koken e keni te mbeshtetur ne shpatulla qe nuk mbajne asnje faj mbi demokracine e pamberritur tek ju. Ju te dashur studente qe ushqeheni me premtime te pazota nen ze e nuk degjoni arsyen e dialogut, nuk e di ku do arrini?

Prandaj ju jeni nje zarf i palexuar drejt, nje zarf qe nuk keni nje adrese te sakte, jeni ju apo opozitaret qe rrine ne kor pas jush. Ata qe paten kohen dhe mundesine tua linin me te mira universitetet, rregullat dhe arsimin.

Dialogu gjeneron marredhenie, gjeneron mundesi per ura te reja bashkepunimi, prandaj dua te ushqej tek ju, si ne auditor fushen magnetike te komunikimit.

Ju e dini se politika eshte arti i te drejtuarit, dhe ju behuni politikane te se ardhmes, drejtojeni vete ate, mos u beni domate te vareni ne drunj qe smbajne as veten e tyre.”

Fotografia e Helena Halilaj