Atdhetari i shquar dhe mbështetësi më i madh i çlirimtarëve në Hagë, Hektor Beqiri së bashku me Shqiptar Gubetinin, Patriot Krasniqin, Azem Idrizin dhe aktivistë dhe përkrahës tjerë të shquar të themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë mbërritur në Hagë për të marrë pjesë në një protestë madhështore që mbahet nesër.
Protesta synon të shprehë pakënaqësinë ndaj Gjykatës Speciale dhe të ofrojë mbështetje morale për çlirimtarët që po përballen me procese gjyqësore.

Organizatorët theksojnë se pjesëmarrës të shumtë nga diaspora shqiptare dhe nga Kosova janë bashkuar në këtë tubim, duke e konsideruar atë një akt solidariteti dhe kujtese për sakrificat e periudhës së luftës.
Autoritetet holandeze kanë bërë të ditur se protestat janë lejuar dhe po monitorohen për të garantuar mbarëvajtjen paqësore të tyre. /Ballkani.info/








