Atdhetari i shquar dhe njeriu më i afërt i Hashim Thaçit, Hektor Beqiri, e ka publikuar një insert të videos nga fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Shqipëri ku ai mbron çlirimtarët në Hagë, me theks të veçantë ish presidentin Thaçi.
“Edi Rama e ka bërë Shqipërinë qendër të Ballkanit Perëndimor. Hiç më larg se dje, mikpritja shqiptare ishte ndër më të veçantat e forumeve ndërkombëtare që mbahen mend në dekadat e fundit”, ka shkruar Beqiri, duke kujtuar pritjen që Rama dje iu bëri në Tiranë liderëve të 47 vendeve evropiane.
Sipas Beqirit, në mandatin e katërt që Edi Rama e fitoi me plot meritë, Shqipërinë e pret anëtarësimi në familjen evropiane, i cili është vend plotësisht i merituar edhe nga shqiptarët.
“Presim të lirohen së shpejti edhe krerët e UÇK-së, që edhe Kosovës t’i vijnë ditë më të mira!”, ka shkruar në fund Beqiri. /Ballkani.info/







