Atdhetari i njohur dhe bashkëpunëtori i afër i Hashim Thaçit, Hektor Beqiri, sot i ka vizituar çlirimtarët në Hagë.
“Dy ditë para zgjedhjeve, erdha në Hagë për vizitë te burrat më të mëdhenj të kombit. Qeveria e re duhet të angazhohet me prioritet që t’i kthejë në Kosovë të gjithë, sepse Haga nuk është më shtëpi e drejtësisë”, ka shkruar ai.
Sipas tij, misioni i Gjykatës Speciale ka devijuar aq shumë, saqë padrejtësinë e kanë bërë normë.
“Deri në ditën kur këtu nuk do të mbetet askush i yni, unë do të jem i rregullt me vizita! Kosova duhet të bëjë më shumë për ta!”, ka shkruar Beqiri.
Procesi në Gjykatën Speciale tashmë është drejt fundit, pasi që dëshimtarët e Prokurori shumë shpejt pritet të përfundojnë dëshmitë e tyre. /Ballkani.info/







