Kosova sot shënon 26 vjetorin e çlirimit. Kjo ditë e madhe u arrit falë sakrificës së popullit të Kosovës në krye me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Mirëpo, ata që udhëhoqën luftën tonë, krerët e UÇK-së edhe këtë përvjetor historik po e presin në Hagë, atje ku po gjykohen padrejtësisht.
E pikërisht për këtë padrejtësi ka shkruar sot Hektor Beqiri, atdhetar i shquar dhe bashkëpunëtor i afër i ish presidentit Hashim Thaçi dhe krerëve tjerë të UÇK-së që gjenden në Hagë.
“Ditën e Çlirimit po e presim me çlirimtarë në burg dhe me plagë të reja. Ata që luftuan për lirinë dhe e sollën këtë ditë së bashku me aleatët, sot po vuajnë në burgun e Hagës nga padrejtësitë! Kush e meriton këtë liri më shumë sesa çlirimtarët, të cilët sot po etiketohen si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, ndërkohë që kriminelët serbë bredhin lirshëm në krejt botën?”, ka shkruar Beqiri.
Ai tutje thekson se çlirimi nuk është i plotë pa lirimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së!
Postimi i plotë:







