Me 16 nëntor në Strasburg, në ora 13:00 do të mbahet një protestë, për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga.

E thirrje për pjesëmarrje në këtë protestë ka bërë edhe aktivisti dhe atdhetari i shquar, Hektor Beqiri.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai tha se të gjithë duhet të jenë në Stasburg, aty ku ka nisur padrejtësia ndaj UÇK-së, pas votimit të raportit të Dick Martyt.

“Diasporë, për popullin tonë nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa mbrojtja e luftës së lavdishme të UÇK-së. Kjo kauzë është interes kombëtar dhe duhet të na bashkojë të gjithëve, pa dallime.

Bashkohemi para Asamblesë Parlamentare të KE-së!

Bashkohemi aty ku filloi padrejtësia ndaj UÇK-së nga Dick Marty!

Bashkohemi për UÇK-në në Strasburg!” tha ai.