Para pak momentesh në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e 1\16-ve në Europa League.
Favoritët për të triufmuar në këtë kompeticion kanë qenë me fat.
Interi është shortuar të përballet me skuadrën gjermane Eintracht Frankfurt, ndërsa skuadra tjetër italiane, Napoli do të ballafaqohet me austriakët e Salzburgut.
Chelsea do të ketë kundërshtar Dinamo Kievin, gjersa klubi tjetër londinez Arsenali do të sfidojë Rennais.
5 herë fituesi i këtij trofeu, Sevilla do të luajë ndaj Slavia Pragës.
Ndeshjet e këtij rundi do të zhvillohen me 7 dhe 14 mars.
Në vazhdim shorti i plotë:
Chelsea – Dinamo Kiev
Eintracht Frankfurt – Inter
Dinamo Zagreb – Benfica
Napoli – Salzburg
Valencia – Krasnodar
Sevilla – Slavia Prag
Arsenal – Rennes
Zenit – Villarreal







