Në ditën e 31-të të përballjes me koronavirusin, Komuna e Gjilanit po vazhdon ta menaxhojë e situatën, me kapacitetet në moslejimin e shpërndarjes së infeksionit.
Pas takimit me Qendrën Operative Emergjente dhe Komitetit Emergjent, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se janë menaxhuar 17 raste, duke shtuar se po vazhdojnë ta ulin lakoren duke e kontrolluar dhe moslejuar shpërndarjen e këtij virusi vdekjeprurës.
“Ky angazhim i madh i mjekëve, profesionistëve dhe hallkave të emergjencave civile në Gjilan, nuk na bën imun në shpërndarjen e infeksionit. Imun na bën vetëm nëse qëndroni në shtëpi dhe nëse vetëpërmbaheni nga dalja në vendet publike, qofshin ato vende malore e fushore. I vetmi vend uikendi është shtëpia, dhoma, banesa”, tha ai.
“Jemi koordinuar me të gjithë kryetarët e komunave për masat emergjente. Të martën do t’i njoftojmë qytetarët për pakon e re të masave të lëvizjes së lirë të qytetarëve”, ka thënë Haziri, në konferencën për media.
Në fund, Haziri ka uruar të gjithë besimtarët e krishtere me rastin e Festës së Pashkëve







