Nënkryetari i LDK-së

Haziri: Pas Ibrahim Rugovës, Isa Mustafa është fituesi më i madh me LDK-në

Nënkryetari i LDK-së i cili është edhe kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se pa një ekip të mirë, as kandidati për kryeministër nga LDK nuk do të kishte sukses.

Haziri ka thënë se ai deri më tani asnjë garë zgjedhore nuk e ka humbur.

“Për këto 20 vite unë asnjëherë nuk i kam humbur zgjedhjet. Kam qenë ndër 5 deputetët më të votuar dhe garat komunale i kam fituara me mbi 60% të votave. Por fitorja individuale në humbjen e ekipit është barazi me zero”, tha Haziri në “Debat Plus”.