Haziri e pranon: Trendi nuk na jep siguri se do të marrim më shumë vota se LVV-ja

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin “Argument Plus” në RTV 21, nuk u shpreh optimist se mund të marrin vota më shumë se LVV-ja.

“Trendi nuk na jep siguri deri sot (se LDK do të marrë më shumë vota se LVV), por kutitë duhet me u zbardhë deri në votën e fundit sepse ne duhet me respektu vullnetin, tash kanë mbetur votat me kusht, votat e qytetarëve me nevoja të veçanta…në fund del një rezultat i cili certifikohet”, tha Haziri.

Ai shtoi se janë gati që të mos ketë vonesa në krijimin e institucioneve të shtetit. Sipas rezultateve preliminare nga KQZ-ja , Lëvizja Vetëvendosje po prinë me rezultat 25.49% të votave, kurse LDK-ja është e dyta me 24. 82%.

loading…