Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është deklaruar rreth situatës së krijuar nga koronavirusi në Gjilan, duke treguar se jane duke pritur rezultatet e dy rasteve nga Instituti i Shëndetit Publik.

Në një prononcim para mediave, Haziri ka theksuar se po punohet për menaxhimin e shëndetit publik për t’u mos u bërë kaos.

Madje, ai tutje tha se po vazhdon dezinfetimi i qendrave të vendbanimit, i Policisë së këtij rajoni, shumica e xhamive ashtu siç është planifikuar.

“Ne jemi duke pritur edhe dy raste të reja, presim rezultatet nga Instituti. Gjithashtu, janë dezinfektuar 33 hyrje të qendrave të vendbanimeve, Policia është dezinfektuar gjithashtu, shumica e xhamive janë dezinfektuar, do të vazhdojmë sipas planit, për menaxhimin e shëndetit publik, për parandalim”, është shprehur Haziri.

Haziri ka theksuar se kanë verifikuar edhe historikun e personave të ardhur nga jashtë, ku janë krijuar edhe lista me emra.