Hazardi i gatshëm të kthehet te Chelsea

Mesfushori i Belgjikës, Eden Hazard është i gatshëm të rikthehet te Chelsea pasi ka kërkuar largimin gjatë afatit kalimtar të janarit. Bëhet e ditur se Hazard ka kërkuar nga Reali që të largohet në fillim të vitit të ardhshëm, qoftë edhe në formë të huazimit.

Ai është i gatshëm të kthehet te Chelsea, pasi krerët e klubit londinez kanë hapur dyert për mundësinë e kthimit të tij në “Stamford Bridge”. Hazard prej se iu bashkua Realit nga Chelsea në vitin 2019 nuk ka bindur me paraqitjet e tij te ekipi spanjoll dhe vazhdimisht është përballur me lëndimet.

Ai këtë edicion ka vetëm një asistim në 12 ndeshje në të gjitha garat për Realin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024. Hazard e njeh shumë mirë ambientin te Chelsea pasi për ekipin anglez ka luajtur shtatë sezone.