“Hazardi është i paprekshëm”
Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger, e ka vlerësuar bashkëlojtarin e tij Eden Hazardin, duke thënë se ai është shembull për të gjithë.
Belgu e ka konfirmuar formën e tij të shkëlqyer në këtë stinor me Chelsean, pasi i ka shënuar 6 gola deri më tani në Premierligë, transmeton Gazeta Express.
“Secili duhet të luftojë për një vend në formacion. Askush nuk është i sigurt, përveç Hazardit”, ka thënë Rudiger.
“Ai është i sigurt, jam i sigurt për këtë. Ai është një shembull për ne të tjerët”.
Chelsea luan si mysafir të dielën në kuadër të Premierligës kundër Southamptoni.