Chelsea ka prezantuar fanellat e parë që do të përdorë ekipi për sezonin 2019-20.

Shumë ndryshime në traditë për “Blutë e Londrës”, pasi kompania “Nike” ka vendosur të prezantojë lojtarët e klubit londinez me një dizanj më ekstravagant.

Ngjyra identifikuese mbetet e kaltërta, por e ndërthurur me simbole dhe detaje në dukje të pakuptimta.

I përzgjedhur për të prezantuar fanellat e reja ishte Eden Hazard. Belgu përflitet se do të largohet në verë drejt Real Madridit, por duket se Chelsea me këtë veprim kërkon të qetësojë tifozët.

Këta të fundit nuk i kanë pritur aspak mirë fanllat e reja që mund t’i blejnë për një çmim prej 99.95 dollarësh.

Ata e cilësojnë dizanjin e ri të uniformave si më të shëmtuarin që Chelsea ka patur ndonjëherë. Disa nga tifozët e kanë cilësuar të tmerrshëm, ndërsa një pakicë e fansave i konsideron si të bukura.

https://twitter.com/ChelseaFC/status/1123845095730614273?