Sulmuesi

Hazard vendosë për kontratën e re pas interesimit nga Real Madridi

Eden Hazard do t’i ri-hapë bisedimet për kontratën e re me Chelsean – por vetëm nëse nuk merr ndonjë ofertë nga Real Madridi, klub i cili synon ta transferojë atë në verë.

Kështu të paktën shkruan Telegraph, me Real Madridin, që është destinacioni i preferuar i mesfushorit belg.

Ylli i Chelseat edhe njëherë konfirmoi dëshirën e tij për t’ju bashkuar gjigantit spanjoll pas një fillimi brilliant të sezonit, transmeton IndeksOnline.

Hazard ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij dhe ka qenë i lidhur me një kalim në Bernabeu pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Por, kampioni evropian kurrë nuk e formalizoi interesimin me ndonjë ofertë, gjë e cila bëri që Hazard të qëndrojë.

Shqetësues për Chelsean është fakti që Real Madridi ka thënë së fundmi se Real Madridi është klub ëndërrash për të.