Hazard synon sezon të suksesshëm me Real Madridin

Eden Hazard e kupton përgjegjësinë e të qenurit lojtar i Real Madridit dhe rëndësinë e madhe që titujt e kanë në këtë klub.

Anësori belg, i cili iu bashkua të bardhëve këtë verë nga Chelsea, theksoi se në Real Madrid është shumë e rëndësishme të fitosh tituj çdo vit.

Reali pati një sezon të vështirë 2018/19, pasi përfundoi në vendin e tretë në La Liga ndërkohë që rivali i moçëm Barcelona fitoi titullin, u eliminua nga Liga e Kampionëve në 1/8 e finales dhe humbi në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Hazard – i cili e udhëhoqi Chelsean drejt lavdisë në Ligën e Evropës sezonin e kaluar – e kupton rëndësinë e titujve në Santiago Bernabeu.

“Kur luan për Real Madridin duhet të fitosh tituj çdo vit. Duhet të fitosh, fitosh, fitosh”, tha Hazard

“Nëse s’e fiton Ligën e Kampionëve, tifozët zhgënjehen dhe kjo është e pritshme. Në këtë klub gjithmonë dëshiron të fitosh prandaj dhe jam këtu”, theksoi ai.