Hazard shpallet lojtari më i mirë i edicionit të kaluar në Ligën e Evropës

Eden Hazard shpallet lojtari më i mirë i edicionit të kaluar në Ligën e Evropës.

Sulmuesi belg i transferuar në merkaton e kësaj vere te Real Madridi u vlerësua për paraqitjet e tij me Chelsean dhe për dy golat që realizoi në finalen e fituar me shifrat e thella 4-1 ndaj Arsenalit.

Hazard mposhti konkurencën e ish shokut të skuadrës Oliver Giroud dhe shokut të tij të ri të skuadrës Luka Jovic i cili spikati me fanellën e Frankfurtit në sezonin e kaluar në Ligën e Evropës.

Hazard nuk ishte i pranishëm në cermoninë e hedhjes së shortit për sezonin 2019-2020 të Evropa Ligë por falenderoi organizatorët për çmimin me një video.

loading…