Hazard shënon supergol, Belgjika në epërsi ndaj Portugalisë

Belgjika ka kaluar në epërsi ndaj Portugalisë me një supergol nga Torgen Hazard.

Belgjika ka kaluar në epërsi 1:0 kundër Portugalisë, në 1/8 e finales në Euro 2020, që po zhvillohet momentalisht në Sevillë.

Thorgan Hazard shënoi për 1:0 në minutën e 43-të.

Hazard, vëllai i vogël i Eden Hazard, e mposhti Rui Patricion me një goditje të fuqishme nga largësia.