Tashmë nuk ka më dyshime. Eden Hazard është duke luajtur sezonin e tij të fundit me fanellën e Chelseat.
Sulmuesi belg ka refuzuar edhe njëherë propozimin që i ka bërë klubi londinez për të rinovuar kontratën aktuale e cila skadon në vitin 2020.
Këto refuzime të njëpasnjëshme të Hazard e kanë një arsye dhe kjo arsye është Real Madridi.
28-vjeçari dëshiron të largohet nga “Blutë e Londrës” për t’u bashkuar me “Los Blancos” dhe sipas të gjitha gjasave për të mos e humbur me parametër zero në vitin 2020, Chelsea do ta shesë në merkaton e verës së ardhshme.
Real Madridi nga ana tjetër është gati të ofrojë 100 milionë eurot e kërkuara nga londinezët për të lënë të lirë yllin e tyre.







