Hazard punon shumë për t’u rikthyer nga lëndimi

Ylli i Real Madridit, Eden Hazard, ka paralajmëruar se do të rikthehet shumë shpejt nga lëndimi, derisa e ka vazhduar fazën e riaftësimit duke stërvitur i vetëm.

Sulmuesi belg nuk u stërvit me bashkëlojtarët e tij në seancën e së hënës, por punoi i veçuar në palestër.

28-vjeçari është duke u riaftësuar nga një lëndim në nyje të këmbës dhe u ka dërguar mesazh pozitiv tifozëve të Real Madridit.

“Shihemi së shpejti”, shkroi Hazard në anglisht dhe spanjisht, një muaj pasi u lëndua në barazimin e skuadrës së tij 2-2 kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.