Ylli belg

Hazard mund ta përmbyll karrierën te Chelsea

Kalimi te Real Madridi mbetet një opsion por Eden Hazard mund të qëndrojë te Chelsea deri në pensionim.

Ylli i klubit londinez kohëve të fundit ka qenë i lidhur me një kalim te Real Madridi, spekulime këto që u rritën me transferimin e Cristiano Ronaldos te Juventusi.

Sulmuesi belg i cili ka fituar dy herë Premier Leaguen me Chelsean nuk e përjashton mundësinë e qëndrimit në “Stamford Bridge” për gjithë karrierën e tij.

“Mund të përfundoj karrierën te Chelsea, nuk ka problem. Jam shumë i lumtur me skuadrën dhe familja ime është e lumtur këtu. Pra nëse nuk shkoj në Spanjë nuk është problem. Unë i dua tifozët dhe besoj se edhe ata më duan, çfarëdo që ndodhë në të ardhmen, unë do të jem i lumtur”, përfundoi Hazard.

Eden Hazard ka shënuar 7 gola në 8 paraqitje këtë sezon në Premier League.