Shevchenko

“Hazard mund ta fitojë Topin e Artë me Chelsean”

Ish-sulmuesi i Milanit dhe Chelseat, Andriy Shevchenko, beson se ylli i klubit londinez mund ta fitojë Topin e Artë me Chelsean nëse vazhdon me këtë ritëm.
Eden Hazardi e ka filluar këtë stinor në mënyrë të shkëlqyer, pasi në 10 ndeshje i ka shënuar 8 gola.

“Këtë stinor ai deri më tani i ka tetë gola, kështu ai është në rrugën për të shënuar më shumë gola. Ai ka të gjitha shanset për ta fituar Topin e Artë”, ka thënë trajneri aktual i Ukrainës, Shevcenko.

“Njerëzit dëshirojnë të shohin gola. Hazardi është fenomenal, lojtar fantastik, mirëpo ai nuk i shënonte nga 20 ose 25 gola për stinor”.

Ukrainasi sa ishte lojtar luajti për dy stinore në Londër me Chelsean, ai u transferua në vitin 2006 në “Stamford Bridge”, dhe në 77 paraqitje i shënoi 22 gola dhe bëri 11 asistime.