Premierliga

Hazard: Man City ende është skuadra më e mirë në Premierligë

Eden Hazard mendon se Manchester City është skuadra më e mirë në Premierligë pavarësisht se Chelsea ia shkaktoi dje humbjen e parë në stinor.

Skuadra londineze e mposhti dje Manchester Cityn me rezultatin 2-0 në “Stamford Bridge” në kuadër të xhiros së 16-të në Premierligë.

“Ishte një ndeshje e vështirë, sidomos në pjesën e parë, mirëpo në pjesën e dytë ne e kontrolluam ndeshjen dhe shënuam dy gola”, ka thënë Hazard.

“Së fundmi mendoj se e merituam fitoren dhe duhet të vazhdojmë tutje”.

“Sigurisht që fitorja ndaj skuadrës që mendoj se është më e mira në ligë është e bukur. Mund ta shijojmë këtë”.

Chelsea është në pozitën e katërt me 34 pikë aq sa ka edhe Arsenali në pozitën e pestë.