Ylli i Chelseat

Hazard i pa vendosur rreth të ardhmes së tij

Pasi që pak ditë më parë deklaroi se synon të konsiderohet një ndër legjendat e Chelseat, Eden Hazard ka dhënë një tjetër deklaratë, ku ka treguar se të ardhmen e tij do ta vendos në fund të sezonit.

Kontrata e Hazardit me Chelsean skadon në vitin 2020, gjersa për shërbimet e anësorit belg, interesim ka shprehur kampioni i Champions Leagues, Real Madridi.

Hazard realizoi dy gola në fitoren e mesjavës të Chelseat kundër Watfordit, dy golësh që e ngriti 27 vjeçarin në kuotën e 101 rrjetave me fanellën e “The Blues”.

“Jam i foksuar vetëm në fushë. Do ta shohim në fund të sezonit”, u shpreh shkurt Hazard.

Hazard u transferua në “Stamford Bridge” verën e vitit 2012, ndërsa këtë stinor ka shënuar 10 gola në Premier League, duke shtuar edhe 9 asistime.

Chelsea rradhitet në vendin e 4-të me 40 pikë të grumbullura, 2 më shumë se rivali i qytetit, Arsenali që ndodhet në vendin e 5-të.