Hazard gjen golin e parë me fanellën e Real Madridit – parabolon bukur portierin VIDEO

Eden Hazard ka gjetur më në fund golin e parë me skuadrën spanjolle, Real Madrid në ndeshje ndaj Granadas në La Liga.

Ylli belg u transferua gjatë verës tek Mbretërit nga Chelsea për një shifër të raportuar prej 100 milionë eurosh.

Megjithatë, belgu nuk arriti të vendos ndikimin e tij menjëherë tek Reali, shkaku edhe i disa lëndimeve.

Këto lëndime dhe forma jo e mirë bënë që Hazard të kritikohet shumë, pasi nuk po gjente as golin.

Por, pritjes i ka ardhur fundi tashmë, pasi Hazard ka shënuar gol ndaj Granadas në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në La Liga.

Hazard ka shënuar në minutat shtesë të pjesës së parë për epërsinë 2-0 pas asistimit të Federico Valverdes.

loading…