Hazard është shumë larg atij që ishte te Chelsea

Eden Hazard pati një paraqitje të mirë në fitoren 5-0 të Real Madridit kundër Leganes në mesjavë.

Pavarësisht kësaj, ai mbetet larg paraqitjeve të tij që kishte te Chelsea. Belgu në Bernabeu ka më pak gola, goditje, asistime dhe driblime.

Lojtari që i kushtoi Real Madridit 100 milionë euro, ende nuk ka gjetur formën e tij më të mirë, duke u treguar shumë i pabalancuar, dhe një krahasim me sezonin e kaluar që kishte te Chelsea, gjithçka do të vërehet më mirë.

Në 3376 minuta te Chelsea, ai shënoi 18 gola, në një mesatare me një gol çdo 187 minuta, kurse te Real Madridi, në 594 minuta, ka shënuar një gol, me mesataren që i bie në po kaq minuta që ka luajtur.

Te Chelsea lojtari qëndronte më mirë edhe te goditjet në portë, me një goditje çdo 71 minuta, kur te Real Madrid, kjo shkon në 84 minuta.

Edhe te driblimet, te Chelsea, Hazard realizonte një driblim në çdo 19 minuta, në krahasim me tani te Real Madrid, kur një gjë të tillë e bën çdo 33 minuta.

loading…