Hazard e humb ndeshjen e parë në La Liga për shkak të lëndimit

Debutimi zyrtar i Eden Hazard te Real Madridi nuk do të ndodhë edhe pak pasi ylli belg pësoi lëndim në kofshë.

Hazard do të humbasë ndeshjen e e javës së parë në La Liga ndaj Celta Vigo të shtunën, raporton Sky Sports.

Ish sulmuesi i Chelseat, i cili u bashkua me klubin në qershor për një shumë që mund të rritet deri në 130 milion euro, pësoi dëmtim në stërvitje të premten.

Ai pati dista testime pas seancës që zbuluan një dëmtim muskulor në pjesën e përparme të kofshës së tij të djathtë.

Hazard ishte nënshkrimi më i rëndësim i Real Madridi, në një verë të ngjeshur për 13 herë kampionët evropianë, i cili shpenzoi pothuajse 300 milion për blerjet e reja.

Anësori belg shënoi një herë në shtatë ndeshje të para-sezonit për “Los Blancos”.

Real Madridi janë gjithashtu pa anësorin tjetër Marco Asensio për fillimin e sezonit të ri për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju, ndërsa Dani Carvajal është pezulluar.

loading…