Magjistari

Hazard arrin në kuotën e 100 golave për Chelsean

Sulmuesi belg ka shënuar dy herë sonte kundër Watfordit për të arritur në kuotën e 100 golave për Blutë e Londrës nga 322 paraqitje

Eden Hazard ka shënuar sot golin e tij të 100-të për Chelsean, kur shënoi golin e parë për Chelsean në minutën e parë shtesë kundër Watfordit.

Pasi që nuk pati gola në ndeshjen kundër Leicester, hazard shënoi në pjesën e parë në Vicarage Road për ti dhënë avantazhin Bluve, por që e humbi pas dy minutave ku Watford barazuan.

Mateo Kovacic lëshoi një top përpara në mesfushë deri të sulmuesi, i cili pasi e dribloi portierin Ben Foster finalizoi për të shënuar për rezultat 1-0.

Hazard në pjesën e dytë shënoi edhe golin e dytë nga penalltia, e cila u shkaktua në të.