Eden Hazard me shaka është përgjigjur ‘ku është lapsi’?, kur është pyetur nga një fans i Chelseat që të nënshkruajë kontratën në ceremoninë e fundit të sezonit të “Bluve të Londrës”.

Ishte natë fantastike për Eden Hazard në ceremoninë e Chelseat. Ai ka fituar het-trik të çmimeve; “Lojtari më i mirë i Chelseat”, “Lojtari më i mirë i zgjedhur nga bashkëlojtarët” dhe “Goli i Sezonit” – asnjë lojtar në histori të “Bluve të Londrës” nuk i ka fituar tri çmimet në një sezon që mund të jetë i fundit, sepse futbollisti për kërkohet nga Real Madridi.

Nata u bë edhe më interesante kur një tifoz, me zë të lart nga prapa bërtiti; “Nënshkruaje kontratën!”. Hazard buzëqeshi dhe reagoi me shaka, duke thënë; “Ku është stilolapsi?”.

Ai më pas shtoi “kam marrëdhënie të shkëlqyer me fansat”, teksa u shpreh i lumtur për çmimet e fituara.

Asnjë lojtarë i Bluve nuk ka shënuar më shumë gola se Eden në sezonin 2018/19, ai e ka gjetur rrjetën 19 herë, derisa ka asistuar edhe 16 të tjera në 50 paraqitje në të gjitha garat deri më tani.

https://twitter.com/Sonicjmr/status/1126955932523671552?